Tiranë/ Makina përplaset me karrotrecin, merr përpara edhe 4 të rinj, 3 prej tyre në spital

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Makina tip “Golf 5” ka përplasur karrotrecin që ishte i parkuar anash rrugës, duke bërë që pjesa e përparme e mjetet të futet poshtë tij.

Raportohet se të plagosur kanë mbetur katër të rinj që nuk dihet ende nëse ndodheshin në makinë apo në rrugë. Të katërt janë transportuar në spital.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu