Tiranë/ Mori peng një 35 vjeçar bashkë me persona të tjerë, arrestohet 40 vjeçari i shpallur në kërkim

0

Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për pengmarrjen e një personi në korrik të vitit të kaluar. Sipas policisë, 40 vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtatë persona të tjerë, i hoqën lirinë 35 vjeçarit, dhe e kanosën atë për dhënie pasurie.

Në momentin e ndalimit, 40-vjeçari i ka dhënë punonjësve të policisë gjeneralitete të rreme.

Ndaj tij gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, në muajin korrik 2024, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 nga këta shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerët.