Policia e Tiranës ka vënë në pranga 50-vjeçarin administratorin e kompanisë ku humbi jetën një ditë më parë një punonjës, tek Kodra e Diellit.
50-vjeçari, banues në Paskuqan është arrestuar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia punonjësi i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.