Tiranë/ Shkatërruan gjeneratorin e një lokali në tentativë për ta vjedhur, arrestohen 3 persona

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, të moshave 27, 37 dhe 45 vjeç, për tentativë vjedhjeje. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, kanë shkatërruar gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu