TIRANË- Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në kompleksin ‘Kika 2’ në Komunën e Parisit.
Burime bëjnë me dije se nga të shtënat një person ka mbetur i plagosur, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Rrethanat e ngjarjes dhe motivet ende nuk dihen. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.