Tiranë/ U kapën duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin në një lokal, arrestohen 11 persona

0

Arrestohen 11 shtetas pasi u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi” në Tiranë.

Po ashtu procedohen 7 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu