Edon Hasani, është lojtari më i ri i Elbasanit. Klubi verdheblu, ka njoftuar në faqen zyrtare, firmën me futbollistin shkodran.
Në sezonin e fundit, Hasani ishte pjesë e Kastriotit në Superiore, me të cilët nuk arriti të sigurojë dot mbijetesën.
Elbasani ka qenë aktiv në merkato, me afrime të shumta, me skuadrën e Nevil Dedes, që në sezonin e ri, kërkon ngjitjen në Superiore.