Tjetër aksident në vend! Makinat përplasen “kokë më kokë”, 45-vjeçari përfundon…

0

Një tjetër aksident është regjistruar në orët e fundit, këtë herë në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”.

Raportohet se një person ka mbetur i plagosur, pasi automjeti me të cilin ai po lëvizte, është përplasur me makinën e një 39-vjeçari.

Për pasojë, ky i fundit është arrestuar, teksa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 39 vjeç, banues në Cakran, pasi dje, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. M., 45 vjeç, banues në Fratar, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.