Tjetër deputet i PD-së i bashkohet “Foltores”, qindra demokratë i rezervojnë pritje madhështore Sali Berishës tek trau i “Rrugës së Kombit”

0

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë “Foltoren” me demokratët në qytetin e Kukësit.

I bashkohet pjesëmarrjes edhe deputeti Isuf Qela, njëherësh kryetar i PD Tropojë. Ndërsa qindra demokratë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike i kanë rezervuar një pritje spektakolare ish-kryeministrit Berisha i cili po kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe vendosjen e sovranitetit.

Makinat me flamurin e PD-së e vendosura në kolonë njëra pas tjetrës i kanë bërë një pritje të ngrohtë Sali Berishës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu