Ndryshohet edhe Drejtori i Njësisë Vendore të Shëndetit Publik në Elbasan. Ikën Ylli Muça dhe në vend të tij vjen Ermira Urupi (Bebi)
Burime për infowebtv bëjnë me dije se tashmë është zyrtarizuar ky ndryshim.
Më herët u mësua ndryshimi edhe në Zyrën e Arsimit Elbasan ku u largua Anila Çota e cila u zëvendësua me Ermir Çelën.
Por nuk mbaron me kaq. Sipas informacioneve të Infoweb, ‘furtuna‘ në drejtoritë e Elbasanit sapo ka nisur. Në ditët në vijim priten ndryshime të tjera, një proces tashmë i paralajmëruar dhe që është argumentuar me një reformim në të gjitha nivelet drejtuese. Infowebtv