Tjetër viktimë/Mbytet 70-vjeçarja kosovare në Durrës

0

Një 70-vjeçare nga Kosova është mbytur në Durrës.

Policia bën me dije se rreth orës 19:15, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases N. H., 70 vjeçe, banuese në Kosovë.

Nga vëzhgimet paraprake në trupin e 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases N. H., 70 vjeçe, banuese në Kosovë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu