Tjetër zjarr i qëllimshëm/ Flakët “pushtojnë” pikën e grumbullimit të automjeteve në Vlorë

0

Një zjarr ka rënë në një pikë grumbullimi automjetesh në Vlorë pasditen e sotme.

Mësohet se flakët janë ndezur pranë lagjes “Kushtrimi” në qytetin bregdetar, teksa sipas burimeve janë djegur edhe disa automjete. Në vendngjarje kanë shkuar 2 automjete zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Mësohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu