Të gjithë të arrestuarit dyshohet se kanë tjetërsuar pronat në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain.
LEZHË– Aksion në Lezhë! Arrestohet drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni, si dhe tre inspektorë, vartës së tij. Por emrat e këtyre të fundit ende nuk dihen. Të gjithë të arrestuarit dyshohet se kanë tjetërsuar pronat në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain. Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorisë pas një hetimi disa mujor, e sot, Policia ka vendosur që të ekzekutojë urdhërin e Gjykatës.
vijon…