Tjetërsimi i 10 mijë m2 tokë në Sarandë, shpallet në kërkim ish-drejtori i Kadastrës (EMRI)

0

Është shpallur në kërkim ish-drejtori i Kadastrës në Sarandë Ardian Kola, në lidhje me tjetërsimin e 10 mijë m2 tokë në qytetin bregdetar.

Kola ka mbajtur këtë post  gjatë periudhës  maj 2019 deri më korrik 2020. Po ashtu Kola ka qenë edhe kryetar i PS në Sarandë në kohën maj 2018-tetor 2020.

Një ditë më parë u arrestua nga policia Pandi Zhonga,drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, së bashku me juristen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj si dhe Aleko Anagnostin, noter.

Gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Sarandës konstatoi se personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar. Përfituesit e tokave përmes dokumenteve të falsifikuar janë Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, ndaj të cilëve janë ekzekutuar urdhër arrestet.

Ndërkohë sot janë shpallur në kërkim edhe dy biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega, Behar Muçobega akuzohet për falsifikim dokumentash dhe Bedri Mucobega akuzohet për pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu