Studentë të mjekësisë dolën sot në protestë për të kundërshtuar projektligjin e qeverisë për mbajtjen peng të diplomave të tyre për 5 vite, teksa ato do të jenë të detyruar të punojnë në Shqipëri.
Një prej tyre teksa po dilnin disa deputetë nga kuvendi dëgjohet duke u thënë “T’ju vijë turp” ndërsa deputeti i tregon dy gishtat.
“Tani po dilni, turp tju vijë, turp, pl*s.Po ti që ke votuar pro të të vijë turp. Bashkë me këto që prisni atje sa të ikim ne dhe të dilni. Ti smë tregon dot mua mëso sepse ti bashkë me gjithë këto kolegët e tu vidhni sa vidhni dhe na hiqni ne të ardhmen. E mos më qesh mua se ke dal deputet nga votat tona. Të të vijë turp,” tha ai.