Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një person është gjetur i pajetë.
Mësohet se një 61-vjeçar është gjendur i pajetë në lagjen nr. 12 të qytetit juglindor, në rrugë.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se shtetasi D.Zh. ka pësuar një arrest kardiak, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit.