TMERR në Kosovë! 26-vjeçari sulmohet me thikë dhe hidhet nga makina, ndërron jetë në mes të rrugës

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë.

Sipas burimeve nga mediat e Kosovës, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku të shtunën 26-vjeçari me inicialet A.Th është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai është gjetur i shtrirë në rrugë, i sulmuar me thikë nga persona të paidentifikuar. Sipas policisë ata e kanë sulmuar, e kanë hedhur nga makina në rrugë dhe më pas janë larguar.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Lagja Bazhderhane, Prizren  06.07.2024 – 23:50.   Viktima mashkull kosovar,  është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë  i  sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë)  nga persona  ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar,   nga vetura  e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon t hetohet”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Më pas, mbrëmë zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi konfirmoi që viktima ka vdekur dhe shtoi se është arrestuar një person, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë. I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit”, tha Byqyqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu