Një burrë është arrestuar pasi një nxënës 14-vjeçar u përdhunua në tualetet publike pak larg nga Bournemouth Pier në Angli
Shërbimet e urgjencës u alarmuan për incidentin pasi adoleshenti u sulmua herët në mëngjesin e së shtunës, tha sot policia lokale.
Detektivët që hetuan ngjarjen në atraksionin ikonik të Dorset, njoftuan se po merrnin në pyetje një burrë 51-vjeçar, banor i zonës.
Sipas hetimit, adoleshenti gjendej në plazh kur në një moment ka shkuar në banjat publike. Befas burri 51 vjeçar është afruar dhe përmes forcës ka kryer aktin e shëmtuar.
Kryeinspektori i detektivit Ross Graham, i Bournemouth CID, tha: “Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur viktimën dhe familja e tij po mbahet plotësisht e përditësuar. Jemi duke kryer një hetim të detajuar për këtë çështje”.