TMERR në SHBA/ 6-vjeçari qëllon për vdekje motrën, prindërit në pranga, i kishin mësuar si të gjuante

0

Kimberly Grayson tha se ajo dhe burri i saj e kishin çuar djalin në një poligon qitjeje për ta mësuar se si të gjuante me pistoletë.

Nuk kanë fund vrasjet në SHBA. Një djalë 6-vjeçar ka qëlluar me armë për vdekje motrën e tij 5-vjeçare në shtëpinë e tyre në Indianën lindore, raportojnë mediat e huaja. Ngjarja ndodhi në shtëpinë në Muncie, 60 milje në verilindje të Indianapolis. Vajza u dërgua në Spitalin IU Health Ball Memorial, aty ku u shpall e vdekur nga mjekët.

Jacob Grayson u tha hetuesve se djali i tij 6-vjeçar mori një nga dy pistoletat e mbushura nga një kasafortë dhe qëlloi motrën e tij.

Grayson dhe gruaja e tij 27-vjeçare, Kimberly Grayson, u akuzuan paraprakisht për neglizhencë. Djali i tha policisë se gjeti çelësin e kasafortës në dhomën e gjumit të prindërve të tij dhe mori armën ndërsa nëna e tij po flinte. Prindërit i thanë policisë se djali i tyre e kishte hapur kasafortën më parë ndrsa Kimberly Grayson tha se ajo dhe burri i saj e kishin çuar djalin në një poligon qitjeje për ta mësuar se si të gjuante me pistoletë.

Muajin e kaluar, një djalë 8-vjeçar qëlloi aksidentalisht dhe vrau një vajzë 1-vjeçare dhe plagosi një vajzë 2-vjeçare në një motel në Florida.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu