TMERRI në Dropull/ Policia jep detaje për vdekjen e të moshuarve: Janë goditur me…

0

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dropull, ku dy të moshuar u gjetën të vdekur me shenja dhune në trup.

Sipas hetimeve paraprake, shenjat e dhunës janë shkaktuar nga goditja me sende të forta, teksa në shtëpi nuk janë konstatuar thyerje të dyerve dhe dritareve apo çrregullime të orendive.

Nuk dihet ende se përse të moshuarit janë dhunuar brutalisht deri në vdekje, apo se kush mund të jenë autorët.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu