Tmerrohen pasagjerët, gjatë fluturimit zbulohet një gjarpër brenda avionit në Tajlandë

0

Një tjetër incident është regjistruar në një avion gjatë një udhëtimi nga Bangkok në Phuket ku u zbulua se “pasagjer” ishte edhe një gjarpër.

Prania e zvarranikut bëri që disa pasagjerë të largoheshin nga sediljet. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, njëri nga anëtarët e ekuipazhit përdori një shishe boshe për të futur gjarprin në një qese të madhe.

Akoma nuk është e qartë se si gjarpri përfundoi brenda avionit. Gjarpri u gjet teksa avioni po përgatitej të ulej në aeroportin e Phuket.
Pasi avioni u ul, u kontrolluan të gjithë ambientet e brendshme të tij dhe sipas raportimeve, nuk u gjetën gjarprinj të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu