Vihet në pranga 40- vjeçari në Tiranë/ Tentoi të vidhte një lokal ditën e djeshme

0

TIRANË- Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e komisariatit nr.2 pasi tentoi të vidhte një lokal gjatë ditës së djeshme (17 janar) në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Në pranga ka rënë K.M, i cili rezulton i dënuar më parë në Gjermani për të njëjtën vepër penale. Dyshohet se i arrestuari është autor i 4 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në dy lokale dhe dy banesa në Tiranë ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu