Tom Doshi : Unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament

0

Partia Social Demokrate e Shqipërisë ndez motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Kryetari i kësaj partie, Z. Tom Doshi, hapi fushaten elektorale në kryeqytet me prezantimin e listës së kandidateve të Qarkut Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kreu Social Demokrat,Tom Doshi, bëri të ditur sloganin e partisë: “Na jepni besimin, t’ju kthjejmë shpresën”. Zoti Doshi theksoi se shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja forcë që do t’ju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh!

“Unë jam një mbështetesës i Amerikës”- tha zoti Doshi në fjalën e tij para kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës, dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. “Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”-tha zoti Doshi.

Me listën e Tiranës, ku janë kandidatë nga fusha të ndryshme dhe me integritet, Zot Doshi tha se Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu