Rudina Magjistari na trregon anën romantike të saj përmes këtij urimi

0

Rudina Magjistari është treguar gjithmonë shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj personale. Ajo nuk preferon të shfaqet shpesh me familjen e saj dhe shumë rrallë ndodh që të publikojë foto me partnerin apo të bijën.

Mirëpo dita e sotme është shumë e rëndësishme për të dhe bashkëshortin e saj, Xhavit Bajramin. Dyshja festojnë 10-vjetorin e marrëdhënies së tyre, ndaj Rudina ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar një foto të rrallë me partnerin e i ka bërë një dedikim romantik.

“10 vite bashkë! 10 vite të mrekullueshme dashurie e bekimesh. Gëzuar përvjetorin jeta ime, bashkëshorti më mbështetës, babai model e shoku më i mirë. Je shkëmbi im e mbështetja më e sigurt. Përgjithmonë! Të dua pafund, i shtrenjti im!”, ka shkruar Rudina në postim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu