Tomorri: Çdo ditë arrestohet një zyrtar socialist, sillni shembuj të karteleve latine

0

Tomorri shkruan se çdo ditë në vendin tonë arrestohet një zyrtar socialist, duke bërë që kriminaliteti në vend të rritet.
Gazetari Klodian Tomorri ka krahasuar arrestimet e zyrtarëve në Shqipëri me kartelet e Amerikës Latine. Në një postim në Facebook, Tomorri shkruan se çdo ditë në vendin tonë arrestohet një zyrtar socialist, duke bërë që kriminaliteti në vend të rritet. Në postim, gazetari shton se situata në vendn tonë mund të ilustrohet me shembuj nga karteli i Medellin, Los Zeta, të Sinaloas e shumë të tjerë.

Postimi i plotë:

Ushtrim matematikor. Cdo dite arrestohet nga nje zyrtar i larte socialist per narkotrafik.

1-Gjeni shkallen e kriminalizimit te Partise Socialiste e shprehur si raport i socialisteve spacatore mbi totalin e anetareve te partise?

2-Krahasojeni kete tregues me shkallen e kriminalizimit te shoqerise shqiptare?

3-Cfare perfundimi mund te nxjerrim nga krahasimi i mesiperm? Ilustroni pergjigjen me shembuj te ngjashem si psh karteli i Medelinit, Los Zetas, ai i Sinaloas etj.

Zyrtari më i fundit i vënë në pranga është agjenti doganor Egert Vargu që u arrestua pas kapjes së 45.5 kilogramë kokainë në postin e Durrës, ngarkesë e kapur në kontejnerin me mish pule. Vargu rezulton të jetë i punësuar edhe si Këshilltar në Bashkinë e Tiranës e anëtar i Komisionit të Financës dhe Buxhetit në Bashkinë e Tiranës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu