”Top Channel” zbulon se kush do ta prezantojë sezonin e ri të “Për’puthen”

0

Shumë emra janë diskutuar, shumë vajza të ekranit e kanë dëshiruar të jenë pjesë e programit më të ndjekur të dashurisë.

Por siç ka ndodhur gjithmonë me këtë program, në momentin e fundit vjen surpriza e madhe.  Dhe kësaj here emri i prezantueses është vërtetë i tillë, një “big surprizë”, sepse nuk u përfol asnjëherë dhe ajo vetë nuk është shprehur, deri më tani, nëse e dëshironte apo kishte ambicien të drejtonte “Për’puthen”, këtë sezon.

Prezantuesja e re është një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe që di gjithmonë si ta marrë vëmendjen e mediave me natyrshmërinë e saj.

Megi Pojani do të drejtojë sezonin e ri të “Për’puthen” në Top Channel.

Megi vjen në “Për’puthen’ pas eksperiencës së suksesshme në prezantimin e Big Brother Vip Fan Club”, ku spikati për spontanitetin dhe komunikimin pa filtra, ç’ka e bëri të dashur për publikun.

Emrat që përfliteshin në media shkonin sa te Kiara Tito, sa te Efi Dhedhes  dy vajzat që krijuan një marrëdhënie paksa “tërhiq e mos e këput” pas daljes nga shtëpia e BBV 2 me njëra-tjetrën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu