Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e arrestit me burg për rusin e shumëkërkuar Denis Borisov. Borisov do të ekstradohet në Gjermani, ndërsa pritet dosja nga autoritetet gjermane.
Kujtojmë se 28-vjeçari rus u arrestua dy ditë më parë në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për përfshirje në grupe trafikimi droge.
Gjatë një periudhe të pacaktuar para datës 19/02/2022 Borisov tregtonte sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike si kokainë dhe mariuanë në zonën e Memingen, Kempton.
Denis Borisov u kap në ambientet e një hoteli në rrethrrotullimin e Durrësit nga FAST Albania gjatë operacionit në bashkëpunim me DVP Durrës, Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden,Gjermani.
28-vjeçari lindur në Rusi dhe rezident në Gjermani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman.