Trafiku në Tiranë: më shumë se një orë për të bërë disa kilometra

0

Në shumë rrugë të kryeqytetit radhët e makinave janë bërë kilometrike, ndërkohë që qytetarët ankohen dhe në disa raste iu bjenë dhe borive të tyre, por më kot.

Reshjet e shiut kanë bërë që shumë prej tyre të jenë të detyruar që të marrin makinat, për të çuar fëmijët në çerdhe apo në kopshte, por me siguri një pjesë e madhe nuk kanë mundur që të mbërrijnë dot në orar.

Edhe pse në disa kryqëzime janë vendosur punonjës të policisë rrugore, bilbili dhe tabela e tyre nuk kanë ndikuar aspak në zgjidhjen e situatës.

Prej kohësh situata me trafikun është shqetësuese në Tiranë, por asnjëherë nuk është gjetur një zgjidhje afatgjate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu