“Policia e Shtetit nuk mbaron me mua”, Ardi Veliu ‘shmang’ emrin e Çuçit në fjalën e lamtumirës

0

Ndihem i priviligjuar që për 4 vite kam mbajtur këtë detyrë jashtëzakonisht të rëndësishëme, dhe jam përpjekur të bëj më të mirën të mundshmne.

Në 38 vitet e mia me uniformë, duke filluar që 14 vjeç, jam eedukuar që t’i shërbej qytetarëve të vendit tim. Jam mbështetur në 3 shtyllat kryesore që janë, çdo ditë në vlerësimin tim ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi.

Sot policia e shtetit është më mirë se dje. Falë kësaj pune të cilën ju të nderuar kolegë së bashku përballuam sfidat e tërmetit 2019, ishit të parët që dhatë ndihmën e parë, shpëtuam jetën e qytetarëve dhe kryem misionin mkë së miri.

Kam një mirënjohje për të gjithë ju sepse së bashku menaxhuam qindra tubime të cilat në momente t caktuara u shoqeruan me lëndime të 67 policëve. Ishit të gjithë ju që përbalkluat situatën e pandemisë.

Jam krenar për atë që keni berë ju dhe unë. Dua së pari të falendertoj Kryeministrin që më ka mbështetur që nga dita e parë, dua të falenderoj tre ministrat e brendshëm.

Falenderimi kryesor është për ju. Policia e shtetit është shumë herë më e mirë se dje. Kërkojnë të hedhin baltë mbi policinë dhe punën tuaj.

Policia nuk fillon me mua dhe as mbaron me mua. I uroj shumë fat drejtorit të ri Gledis Nano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu