Trafikuan kokainë me autobus nga Shqipëria, arrestohen dy shqiptarët në Milano

0

Dy shqiptarë të moshës 42 dhe 39 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Milanos për trafik droge. Po ashtu në pranga përfundoi edhe një 31-vjeçar italian.

Oficerët e policisë panë panë një makinë me 31-vjeçarin në timon duke dalë nga garazhi i ndërtesës Lainate, e cila pasi arriti në Varese, ndaloi në Piazzale Kennedy, në zonën e përdorur për parkimin e autobusëve te ardhur nga Shqipëria.

Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët i dhanë dy qese të bardha 31-vjeçarit italian, dhe ky i fundit në bagazhit të makinës së tij. dhe pastaj u largua.

Policët, duke dyshuar, e ndoqën burrin në Cerro Maggiore, ku ai ndaloi në semafor të kuq.

Në atë moment është ndaluar dhe iu nënshtrua kontrolleve.

Brenda makinës së tij, në ndarjen e rrotave rezervë, oficerët gjetën 20 blloqe që përmbanin afërsisht 23 kg kokainë dhe 6 blloqe heroinë me peshë afërsisht 3.5 kg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu