Dhjetëra pasagjerë e kanë kaluar natën në terminalin e portit të Durrësit kur në fakt duhet të ishin në Bari të Italisë. Trageti Venturies Ferries është përplasur me bankinën disa orë para nisjes e për pasojë shumë prej pasagjerëve kanë mbetur në terminal.
Të tjera kanë arritur marrëveshje me kompaninë e biletave dhe e kanë shtyrë udhëtimin për një ditë tjetër, por ata që kanë mbetur në terminal, nuk kanë marrë mbrapsht as paratë e biletave.
“U çova në mëngjes thashë se jemi në Bari, shiko unë jemi prapë në Durrës,”
“Nuk na thotë njeri asgjë, nuk dimë fare se kur do të nisemi,”- tha një tjetër.
Ky është incidenti i dytë që ndodh në portin e Durrësit brenda pak javësh. Të dyja rastet janë mbyllur me dëme të vogla materiale, por fatmirësisht me asnjë në njerëz.