Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku një burrë 91-vjeçar qëlloi për vdekje gruan e tij dhe më pas i dha fund jetës.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur brenda spitalit të një province në Varese, ku rreth mesditës, i moshuari hyri në spital me një armë zjarri të fshehur. Fillimisht ai qëlloi gruan e tij, e cila ndodhej në një dhomë të repartit ku po trajtohej, dhe më pas u vetëvra.
Ngjarja ndodhi brenda pak minutash, duke krijuar panik dhe tronditje te personeli mjekësor, pacientët dhe të pranishmit. Karabinierët dhe komanda provinciale e Vareses mbërritën menjëherë në vendngjarje. Hetimet janë duke u zhvilluar nën koordinimin e Prokurorisë për të zbardhur në detaje rrethanat e tragjedisë.
Nga të dhënat paraprake, nuk ka pasur histori të mëparshme dhune në familje. Dyshohet se kemi të bëjmë me një gjest të dëshpëruar të lidhur me gjendjen shëndetësore të gruas. Hetuesit po marrin në pyetje dëshmitarët dhe po analizojnë dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë.