Prishtinë, 24 Tetor 2025, 13:17 — Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një person ka ndërruar jetë papritur gjatë procedurave të check-in-it për një fluturim.
Sipas informacionit të parë, viktima humbi jetën gjatë përgatitjeve për udhëtim, ndërsa po kryente regjistrimin e zakonshëm për fluturim. Shkaqet e vdekjes nuk janë përcaktuar ende, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Për momentin nuk ka të dhëna shtesë lidhur me identitetin e viktimës apo arsyet e mundshme të ndarjes nga jeta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Prishtinë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Prishtinë





