Tragjedi në gjysmëfinalen e kampionatit shqiptar. Humb jetën në fushë futbollisti 28-vjeçar

0

Një tjetër ngjarje e rëndë ka goditur futbollin shqiptar, teksa kujtimet për ndarjen tragjike nga jeta të sulmuesit Raphael Dwamena janë ende të freskëta.

Gjatë ndeshjes gjysmëfinale të kampionatit kombëtar 9×9, që po zhvillohej në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, futbollisti B. H., 28 vjeç, pjesë e skuadrës së FC Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë. Episodi i rëndë ndodhi gjatë pjesës së parë të sfidës kundër FC Lumninesen.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë dhe përpjekjeve për ta ndihmuar, lojtari nuk arriti të mbijetojë. Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa tronditja ishte e thellë në radhët e bashkëlojtarëve dhe të pranishmëve.

Autoritetet përkatëse kanë nisur procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të dhimbshme që ka lënë gjurmë të rënda në futbollin vendas.