Tragjedi në Greqi/ Bie aksidentalisht në shina, gruaja copëtohet nga treni

0

GREQI– Tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, mes stacioneve të ISAP-it, Ano Patision dhe Perissos. ‘Protothema’ raporton se një grua ka rënë në mes të shinave dhe është coptuar nga treni që kaloi. Për shkak të kësaj tragjedie, policia ka marrë masa duke ndërprerë qarkullimin në atë zonë.

Shërbimet e linjës së parë janë pezulluar dhe po funksionojnë në seksionet Piraeus Attiki dhe Nea Jonia, Kifisia. Njësitë e zjarrfikësve dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu