Tragjedi në Lezhë: 23-vjeçari nga Kosova humb jetën gjatë pushimeve

0

Lezhë – Një 23-vjeçar nga Ferizaj, Kosovë, ka ndërruar jetë këtë të shtunë në Lezhë, ku ndodhej për pushime me familjen. I riu, identifikuar si G.S., është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Lezhës rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Policia është njoftuar nga urgjenca dhe ka nisur menjëherë hetimet. Sipas deklarimeve të familjarëve, i ndjeri kishte probleme shëndetësore që nga fëmijëria. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa trupi është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe pushuesit e tjerë që ndodheshin në zonë.