LIHTENSHTAJN- Katër persona janë gjetur të vdekur në Lihtenshtajn. Sipas policisë katër viktimat i përkisnin një famileje. Autoritetet po hetojnë më shumë mbi këtë rast të dyshimtë. Policia tha se trupi i një burri 41-vjeçar u gjet të mërkurën në anën zvicerane të bregut të lumit Rain, pranë Vaduz , kryeqytetit të Lihtenshtajnit.
Mediat e huaja shkruajnë se u zbulua se ai ishte një punonjës i rangut të lartë i bashkisë së Triesen, në jug të Vaduz, i cili ishte pushuar nga puna disa ditë më parë për shkak të parregullsive në të dhënat kontabël. Policia më vonë gjeti një burrë 73-vjeçar dhe dy gra, të moshës 68 dhe 45 vjeç, të vdekur në një apartament në Vaduz.
Këta persona ishin prindërit dhe motra e punonjësit të bashkisë. Autoritetet do të vazhdojnë me një autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre





