Një i ri ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident rrugor të ndodhur në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si “Kthesa e Cakranit”.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Peugeot” që drejtohej nga viktima dyshohet se i ka prerë rrugën një automjeti tip “Benz”, duke sjellë një përplasje të fortë me pasojë fatale.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.






