Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Indi, ku gjashtë persona kanë ndërruar jetë.
Mësohet se një spital është përfshirë nga flakët, duke lënë edhe 30 persona të tjerë janë plagosur.
Nuk dihet ende shkaku i nisjes së zjarrit, i cili nisi në recepsionin në katin e parë dhe u përhap me shpejtësi në katet e tjera.
Zjarri erdhi disa javë pasi dhjetë të porsalindur vdiqën në një zjarr në spital në Uttar Pradesh.
Në fillim të këtij viti, një incident i ngjashëm në një spital pediatrik në kryeqytetin Nju Delhi rezultoi në vdekjen e dhjetë të porsalindurve.
Ndërsa të paktën 27 njerëz, përfshirë shumë fëmijë, humbën jetën kur një zjarr shpërtheu në një park të mbushur plot me njerëz gjatë muajit maj në shtetin e Gujarat (në veriperëndim).