Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në tragetin “Claudia” që ishte nisur nga qyteti i Ankonës në Itali, për në Durrës. Mësohet se një shofer shqiptar, që merrej me transport, ka pësuar atak kardiak teksa trageti ndodhej në ujërat italiane.
Menjëherë është lajmëruar urgjenca që ka ardhur me helikopter, pasi në momentin e ngjarjes, trageti ishte në mes të detit.
Por fatkeqësisht, pavarësisht transportimit me urgjencë në spital, shqiptari humbi jetën. Identiteti i shqiptarit ende nuk bëhet me dije ndërsa raportohet se sapo ka mbërritur në port, kapiteni italian i ka rënë sirenës në shenjë respekti për të ndjerin.