Tragjedia e trenave me 57 të vdekur në Greqi, dosja penale arrin deri në Kuvend ndaj ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe transportit

0

GREQI- Dosja penale ndaj ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë Zoe Rapti dhe ish-zëvendësministrit të Transporteve, Michalis Papadopoulos për tragjedinë e ndodhur në Larisa ku humbën jetën 57 persona ka shkuar deri në Kuvend. Ndërkohë dosja është përcjellë në kuadër të nenit 86 të Kushtetutës me përgjegjësi të ministrave. Pas transmetimit të dosjes konkrete, partia zyrtare opozitare pritet të paraqesë propozimin për ngritjen e komisionit hetimor paraprak, siç të paktën kishte paralajmëruar më parë.

Tragjedia e 28 shkurtit

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu