Tragjedia me 59 viktima në Koçan, Qeveria maqedonase shpall shtatë ditë zie

0

Maqedoni, 16 Mars 2025

Qeveria maqedonase ka shpallur shtatë ditë zie pas tragjedisë në qytetin Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe 155 të tjerë u plagosën, prej të cilëve 18 ndodhen në gjendje kritike për jetën. Vendimi për shpalljen e zie do të miratohet në seancën e sotme të Qeverisë, e cila do të mbahet në orën 16:00.

Përveç shpalljes së zie, Qeveria ka njoftuar se do të merret një vendim për një inspektim të jashtëzakonshëm dhe urgjent në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa, për të parandaluar ngjarje të ngjashme.

Ky aksion vjen pas shpërthimit tragjik të zjarrit në një klub nate në Koçan, ku shumë persona humbën jetën dhe të tjerë u plagosën rëndë.