TRAGJEDIA në Fushë Prezë/ Publikohen fotot e dy vëllezërve që humbën jetën në aksidentin fatal

0

Dy vëllezërit, Enejdi Laçi dhe Erildi Laçi, ishin mes viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi gjatë natës në Fushë Prezë.

Nga kjo ngjarje e rëndë humbën jetën edhe afërmi i tyre nga Borizana e Krujës, Andi Laçi, si dhe Enrikejd Kurti.

Aksidenti ndodhi afër mesnatës, kur makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përplas me një betoniere dhe më pas u përfshi nga flakët.

Për fat të keq, askush nga të rinjtë nuk mundi t’i shpëtonte kësaj tragjedie.

Publikohen fotot e dy vëllezërve të ndjerë, duke sjellë dhimbje dhe trishtim në komunitetin e tyre.