Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një turist vrau bashkëshorten dhe plagosi veten.
Mësohet se viktima është shtetasja amerikane Sandra Holley Saporito, e cila u vra nga autori Brandon Saporito 57 vjeç.
Nga profili në Facebook i autorit, shihet se çifti ndodhet në vendin tonë të paktën që nga 30 marsi, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë ardhur edhe më herët.
Ata kanë zhvilluar vizita në disa zona të Shqipërisë, si Himarën dhe Tiranën, ku kanë vizituar malin e Dajtit dhe së fundmi edhe në Shkodër, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Nuk dihet ende shkaku që çoi 57-vjeçari drejt aktit ekstrem, teksa tashmë ai ndodhet në spital, për shkak se pasi vrau bashkëshorten me thikë, preu damarët.
Ai ndërkohë është arrestuar dhe akuzohet për vrasje me dashje.