TRAGJIKE! 26-vjeçarja gjendet E VDEKUR në kanalin e hidrocentralit në Kukës, dyshohet për…

0

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Orgjost, ku më datë 17 dhjetor 2024, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.

Sipas Policisë, trupi i së ndjerës u gjet në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit. Nga këqyrja e bërë nga eksperti mjekoligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa dyshohet se 26-vjeçarja mund të jetë vetëmbytur.

Familjarët e saj kishin bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të në pasditen e datës 16 dhjetor, duke ngritur alarmin në Komisariatin e Policisë Kukës.

Njoftimi:

Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu