TRAGJIKE/ Autoboti i ujit përplas për vdekje një grua me motor

0

Një aksident i rëndë me pasojë fatale është regjistruar në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi është përplasur nga një autobot uji.

Sipas informacioneve paraprake, viktima po lëvizte me motor në momentin kur është goditur nga mjeti i tonazhit të rëndë.

Përplasja ka rezultuar fatale, duke i marrë jetën në vend.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesi i autobotit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.