TRAGJIKE/ Gjenden të vdekur pesë skiatorë pranë një resorti luksoz

0

Pesë skiatorë janë gjetur të pajetë pranë majës Rimpfischhorn në Alpet Zvicerane, pas një operacioni intensiv kërkimi nga shërbimet e emergjencës.

Alarmi u ngrit të shtunën, kur ski të braktisura u zbuluan në një lartësi rreth 4,000 metrash mbi nivelin e detit.

Ekipet e shpëtimit, përmes kërkimeve ajrore dhe tokësore, zbuluan trupat pranë akullnajës Adlergletscher, në rajonin jugperëndimor të Zvicrës, afër kufirit me Italinë veriore.

Autoritetet njoftuan se identiteti i viktimave nuk është konfirmuar ende, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në zhvillim.