Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një 2 vjeçar ka humbur jetën. Mësohet se të miturit i ka rënë bombula e gazit në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
I mituri është dërguar në spital, aty ku ka ndërruar edhe jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.