Tragjike! Ndërron jetë fëmija 6 vjeç që u përplas nga furgoni. Kish ardhur nga Anglia, po bënin pushime në Shëngjin

0

Ka ndërruar jetë në spital fëmija 6 vjeç që u përplas nga furgoni sot në mëngjes në Shëngjin.

Burime bëjën me dije se fëmija ka qenë i shoqëruar nga prindërit e tij, dhe u është shkëputur në momentin që po kalonin rrugën, duke u përplasur më pas nga një furgon.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu