Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një djalë ka goditur me mjet prerës të atin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Forcat e Policisë së Durrësit janë nisur menjëherë drejt zonës, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti brenda familjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.





